23:24 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ambasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit.

Westerlund me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka përshëndetur reagimin e shpejt të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

“Sot në mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për të përcjellë ngushëllimet e mia të përzemërta për vrasjen e tmerrshme të anëtarit të familjes së tyre Liridona, bashkëqytetare suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”, shkroi Westerlund.