Ambasadori takon talentin Kosovar që jeton në Gjermani, ka nënshkruar kontratë me Nike
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar një talent kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë me Nike.
Bëhet fjalë për 11-vjeçarin, Leonis Elezajn, futbollistin e talentuar të Akademisë së Hertha BSC, shkruan IndeksOnline.
Elezaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke nënshkruar kontratë me gjigantin botëror Nike, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që arrin një marrëveshje të këtij niveli.
Ambasadori, Faruk Ajeti e ka takuar 11-vjeçarin në ditëlindjen e tij dhe i dhuroi një top me simbolet e Kosovës.
Ëndrra e Leonis Elezaj si një talent premtues, është të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës./IndeksOnline/


