75 Mall Live Search
12:06 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / OSH

Llapi nënshkruan me mesfushorin e skuadrës malazeze

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin qendror Arlind Maloku, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029, duke iu bashkuar projektit të klubit për sezonet në vazhdim.

Maloku transferohet nga FK Dečić, me të cilin ekip regjistroi 14 paraqitje zyrtare. Më herët ai ishte pjesë e FC Feronikeli 74, ku zhvilloi 27 ndeshje, duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës./Indeksonline/