10:21 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi blen byrek shqiptari

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka vizituar furrën e një shqiptari atje ku edhe ka blerë byrek.

Ajo në Twitter tregon për ndalesën që bëri në këtë furrë ku edhe takoi pronarin e saj, Latif Muhadri, i cili ofron bukë falas për njerëzit që kanë nevojë.

“Unë sot takova një njeri të mirë. Furrëtari Latif Muhadri ofron bukë falas për këdo që ka nevojë, prandaj u ndala për të mësuar më shumë. Jam prekur duke parë njerëzit në Mal të Zi, por edhe në vendlindje në Shtetet e Bashkuara që shtrijnë dorën e ndihmës në kohë të vështira. (P.s. Unë e pagova vetë byrekun tim të shijshëm, ia vlen çdo cent#NovaMoba”, shkruan ajo.