17:59 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ambasadorja Lama takohet me Presidenten e Maltës dhe disa diplomatë të ndryshëm [Foto]

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama ka uruar Presidenten e Republikës së Maltës, Marie Louise Coileiro Preca me rastin e Vitit të Ri.

Ajo këtë e ka bërë në pritjen vjetore të Presidentës së këtij shteti, transmeton Indeksonline.

Po ashtu Lama është takuar edhe me  Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela. Po ashtu  takim ka zhvilluar edhe me disa diplomat të ndryshëm.

Postimi i plotë i Alma Lamës:

Ne pritjen vjetore të Presidentës së Republikës së Maltës, Shkelqësisë se Saj, Marie Louise Coileiro Preca, ku e përshendeta në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës dhe i urova Vitin e Ri.

Po kështu pata rastin të bisedoj edhe me Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela dhe diplomatë të vendeve të ndryshme./Indeksonline/