Alma Lama nderohet në Itali me Medalje të Meritave për Vullnetarizëm
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama është nderuar të premten me Medaljen e Meritave për Vullnetarizëm nga Assosazione Nazionale Vigili del Fuoco Volontari.
Alma përmes një shkrimi në facebook tha se ndjehet edhe me mirë kur Kosova merr dy çmime, pasi edhe Kryçi i Kuq i Kosovës u shpërblye për kontribuonin disavjeçar, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i saj pa ndërhyrje të redaksisë:
Mbreme u nderova me nje tjeter cmim ketu ne Itali per punen dhe angazhimin tim ne Kosove, Medalja e Meritave per Vullnetarizem.
U ndjeva edhe me mire, kur Kosova u ishte e pranishme me marrjen e dy cmimeve, pasi edhe Kryqi i Kuq i Kosoves u shperblye per kontributin disavjecar, ne te njejten ceremoni, zhvilluar ne Senatin e Republikes.
Per me gjeresisht:
Ambasadorja Lama nderohet në Itali me Medaljen e Meritave për Vullnetarizëm
9 nëntor, 2018. Ambasadorja e Republikes së Kosovës në Itali. Znj. Alma Lama u nderua te premten me Medaljen e Meritave për Vullnetarizëm nga Assosazione Nazionale Vigili del Fuoco Volontari. Ambasadores Lama iu nda ky cmim iu nda në lidhje me kontributin e dhënë në Kosovë për demokracinë mediat dhe mbështetjen e kauzave të grave.
Ambasadores Lama iu dorëzua kjo medalje në një ceromoni të zhvilluar në Senatin e Republikës italiane, nga presidenti i shoqatës Luca Bonello dhe prefekti Bruno Frattasi. Te pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet italiane civile dhe ushtarake.
Ne fjalën e rastit Ambasadorja Lama tha se ndihej shumë e nderuar për vlerësimin e punës së saj. “Dua të theksoj sonte para jush – tha Ambasadorja Lama, se unë përfaqësoj një popull i cili i mbijetoi një dekade të apartaidit serb, vetëm në sajë të vullnetarizmit dhe solidaritetit, në kushte të jashtëzakonshme kur të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin të përjashtuar nga puna dhe sistemi. Po kështu ne u shpëtuam nga solidariteti dhe zemërgjërësia e vendeve të Aleancës veriatlantike, ku bën pjesë edhe Italia, prandaj për këtë dua t’iu them shumë faleminderit.”
Në këtë ceremoni u nderua me cmimin edhe Kryqi i Kuq i Kosovës për kontributin shumëvjecar, cmim i cili iu dorëzua presidentes së shoqatës, znj. Feride Hyseni.
Edhe këtë vit organizata kombëtare Vigili del Fuoco Volontari, e cila mban medaljen e Presidentit të Republikës, ndau cmime për shumë personalitete italiane që kanë dhënë kontribut të cmuar si dhe për aktivitete humanitare. Mes personaliteteve që u nderuan me cmim ishte edhe këngëtari i njohur italian me famë botërore, Andrea Bocelli për bamirësi; Navy Seal e Tailandës për shpëtimin e 12 femijëve që kishin ngecur në shpellë, si dhe e bija e një cifti polak që që kishin shpëtuar dhjetëra hebrej nga nazizmi duke i fshehur në kopshtin zoologjik e për të cilin bën fjalë edhe një film i njohur.
Ky është cmimi i dytë me të cilin nderohet Ambasadorja Lama në Itali në lidhje me punën dhe aktivitetin e saj në Kosovë.