14:52 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ameli me ëmbëlsi përqafon barkun e rrumbullakosur të Miriamit

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media. Ato janë prindër të një vajze qe quhet Ameli dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë pasi siç dihet Miriami është në pritje të ëmbël.

Ameli duke përqafuar barkun e rrumbullakosur të Miriamit do t’iu ëmbëlsojë ditën

Së fundmi, Albani ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit një foto në të cilën shfaqet Ameli duke përqafuar Miriamin. Miriami është veshur me një fustan të bardhë dhe në sy bie barku i rrumbullakosur. Ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë por gjinia e bebit nuk dihet pasi dyshja është treguar shumë diskrete lidhur me këtë. ‘Tre arsye për të jetuar’, ka shkruar Albani në këtë foto të ëmbël.

Kujtojmë se lajmin për ardhjen e foshnjës së dytë në jetë, Albani dhe Miriami e dhanë gjatë recitalit dhe ishte një lajm që u prit me shumë brohorima dhe lumturi nga publiku.

View this post on Instagram

Dhurata me e bukur ne jete ??

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on