16:25 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Amerika arrin marrëveshje në parim me Talibanët

I dërguari special nga Amerika në Afganistanë, Zalmay Khalilzad ka lajmëruar që SHBA-të kanë arritur marrëveshje në parim me forcat talibane, raporton New York Times.

Pas gjashtë ditë bisedimesh mes SHBA-ve dhe Talibanëve në Katar është arritur një marrëveshje për të  ndalur konfliktin 17 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Pas arritjes së kësaj marrëveshje, presidenti afgan Ashraf Ghani ka thirrur Talibanët për një marrëveshje  dhe për të ndalur konfliktin.

“Ne duam paqe, ne e duam shpejtë por e duam me plan” ka thënë Ghani gjatë ditës së sotme.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur marrëveshja do të dal në letër dhe të nënshkruhet./Indeksonline/