Amerika dërgon ndihma humanitare në Venezuela pas tërmetit
Një nga pistat e aeroportit ndërkombëtar “Simon Bolivar” në Karakas është rikthyer në funksion, duke mundësuar uljen e avionëve ushtarakë amerikanë C-17 që transportojnë ndihma humanitare për zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese.
Ndërkohë, bilanci i viktimave nga tërmetet vazhdon të rëndohet. Sipas presidentit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodríguez, të paktën 1,430 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje, me ekipe nga vende të ndryshme të botës që po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e viktimave nga rrënojat.
Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter goditën veriun e Venezuelës të mërkurën, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Sipas autoriteteve, mbi 50 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa situata humanitare në zonat e prekura mbetet tepër e rëndë

