14:32 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Amerika i jep vulën votimit të Ushtrisë së Kosovës, 20 orë para se të votohet në Kuvend

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se votimi i nesërm i transformimit të FSK-së, është historik për Kosovën.

Tutje Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, që do të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin multietnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqen, transmeton Indeksonline.

“Seanca e nesërme dhe ceremonia e FSK-së, duhet të jetë rast për reflektimin solemn dhe ri-përkushtimin për paqe, stabilitet dhe prospektiven e Kosovës dhe fqinjëve të saj”, ka shtuar Kosnett.

Ambasadori amerikan shtoi poashtu se tani është koha që të gjithë liderët dhe palët e interesuara të përqendrojnë energjinë e tyre në dialog./Indeksonline/