Amerika i kërkonë këto kushte Serbisë që të hiqet taksa nga Kosova
Sipas mediave serbe Amerika dërgoi një ofertë që ofendoi të gjithë serbët, dhe kështu iu përgjigj Vuçiq dhe Daçiq!
Sipas mediave serbe shqiptarët do të heqin taksen 100% mbi importet e mallrave serbe në qoftë se Serbia ndalon fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ky është mesazhi që është dërguar Serbisë, në emër të Administratës Donald Trump nga Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Evropën Juglindore.
Beogradi zyrtarë ka hedhur poshtë ofertën e Washingtonit.
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç thotë se Amerika është duke shpresuar kot sepse procesi i tërheqjes është i pandalshëm.
“Ne mund t’i detyrojmë shqiptarët të veprojnë të civilizuar dhe ta neutralizojnë menjëherë këtë problem. Megjithatë, gjithashtu ju duhet të bëni diçka. Ju menjëherë duhet të kërkoni nga vendet me të cilat jeni në kontakt për të ndaluar heqjen e njohjeve. Në të njëjtën kohë, ju keni për t’u thënë që vendeve mike se, asnjë prej tyre nuk do të ndryshojë mendjen rreth pavarësisë së Kosovës, dhe nuk guxon asnjë vend tjetër të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në ofertën e Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropën Juglindore.