10:40 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Amerika mund të bombardoi Sirinë në 72 orët e ardhshme

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (EASA) ka lëshuar një paralajmërim për sulmet e mundshme në Siri në 72 orët e ardhshme.

Agjensia rekomandon që aeroplanët mos të udhëtojnë në pjesën e Sirisë pasi që mund të ketë probleme me radio navigacion.

“Duhet të shqyrtoni me kujdes fluturimet e planifikuara në Mesdheun Lindor dhe në rajonin e Nikozisë” paralajmëron EASA.

Poashtu, kontrolli ajror i trafikut ajror në Angli, Francë, SHBA dhe Gjermani ka lëshuar paralajmërimin për të mos fluturuar mbi hapësirën ajrore të Sirisë.

Sipas Flightradar24, fluturimi i vetëm mbi Sirinë u krye dje nga një linjë ajrore libaneze./Indeksonline/

Temat: