23:24 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Amerika po bën komplot për të më vrarë”

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka akuzuar SHBA për komplot për ta vrarë atë dhe për të rrëzuar qeverinë e tij.

Ai u tha gazetarëve se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton, ishte përfshirë personalisht në komplot, por nuk ka gjetur ende asnjë asnjë provë, transmeton IndeksOnline.

Presidenti Trump ka etiketuar udhëheqësin e majtë një diktator dhe ka vendosur sanksione.

Më parë këtë javë, SHBA kritikuan ardhjen e dy bombarduesve rusë në Venezuelë.

“John Bolton po udhëheq planin për të lëshuar dhunën dhe për të bërë një grusht shteti për të futur një qeveri kalimtare” në Venezuelë, tha Maduro në konferencën për shtyp, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqen e tij në Facebook. “Bolton po përgatit një plan për vrasjen time.”

Bolton është një kundërshtar i vjetër i qeverive komuniste në Amerikën Latine dhe Amerika kohët e fundit njoftoi sanksione të reja kundër Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, të cilën ai e përshkroi si “tirani e trefishtë. /IndeksOnline/