12:20 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / B O

Amerikanet fitojnë të artën e tretë rresht në vaterpolo

Ekipi i SHBA-së në vaterpolo në konkurrencë të femrave ka dëshmuar edhe një herë që është bindshëm më i miri në botë. Amerikanet kanë fituar medaljen e tretë rresht të artë olimpike, duke fituar 15:4 ndaj Spanjës. Finalja e Tokio 2020 është zhvilluar të shtunën.

Ishte fitore historike edhe për kapitenen Margaret Steffend dhe sulmuesen kryesore, Melissa Seidemann, që u bënë vaterpolistet e para që kanë fituar tri të arta olimpike. Ato ishin kampione edhe në Rio 2016 dhe Londra 2012, ku po ashtu mposhtën Spanjën në finale.

Dyshja amerikane është përballur me disa lojtare të Spanjës nga viti 2012 në Tokio: kapitenen Pili Pena, Maica Garcia Godoy, Anna Espar Llaquet dhe Roser Tarrago Aymerich.

Por kampionia evropiane, që nuk ka mposhtur SHBA-në që nga viti 2013, mbeti në hijë në finalen olimpike.

Amerikanet kanë udhëhequr prej fillimit. Prej vitit 2014 amerikanet janë forcë e vaterpolos, duke fituar 13 turne të mëdhenjë në të cilët kanë garuar. Në finale të Botërorit 2017 dhe 2019, SHBA-ja ka mposhtur Spanjën.