14:24 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Amerika po i qëndron besnike veturave me benzinë

Një revolucion elektrik nuk do të thotë ‘përjashtim total’ për motorët me djegie të brendshme. Së paku, njëherë për njëherë jo në Amerikë.

Ndërkohë që disa qeveri kanë vendosur synime për largimin e makinave me djegie të brendshme në vitet e ardhshme, SHBA ka ende mungesë të motivimit në këtë aspekt, që nënkupton se shumica e makina të reja ende do të lëvizin me benzinë.

Në SHBA, atomjetet me benzinë ​​llogariten të përbëjnë 69 për qind të makinave të reja deri në vitin 2030, sipas një raporti nga LMC Automotive, transmeton IndeksOnline.

Norvegjia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë të gjitha planet për të ndaluar automjetet me motorë me djegie të brendshme më së shumti deri në vitin 2050, poashtu edhe qytete të mëdha si Athina, Madridi dhe Mexico City.

Ndërsa 95 për qind e automjeteve të pasagjerëve dhe kamionëve të lehtë të shitura në nivel global në vitin e kaluar, u mundësuan nga lëndët djegëse, LMC thotë që në vitin 2019 ato shënuan një rënie të lehtë në 92 për qind.

Dhe deri në vitin 2030, studimi parashikon që më shumë se gjysma e makinave të reja do të vazhdojnë të mundësohen nga lëndët djegëse.

Deri më tani, Kalifornia është i vetmi shtet i SHBA që tregon ndonjë lëvizje drejt konsiderimit të një ndalimi të ngjashëm, por një veprim i tillë ka shumë të ngjarë të luftohet nga ligjvënësit dhe gjykatat federale.

Dhe interesat e konsumatorëve në automjete alternative elektrike nuk po lulëzojnë (siç dëshmohet nga shitja e madhe e kamionçinave dhe modeleve SUV). /IndeksOnline/