16:23 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

AMG Project One udhëheq shfaqjen e Mercedes në ‘LA Auto Show’

CLS mund të jetë ylli i Mercedes-Benz në ‘Los Angeles Auto Show’ , megjithatë ajo është vendosur prapa AMG Project One.

I shfaqur për herë të parë në “Qytetin e Engjëjve” , pas Frankfurtit dhe Tokios, hipervetura vazhdon të mahnisë me pamjen e saj seksi dhe performancat e çmendura.

Mercedes-Benz Cars auf der LA Auto Show 2017: Tobias Moers, Vorsitzender der Geschäftsführung der Mercedes-AMG GmbH, mit dem Showcar Mercedes-AMG Project ONE. Mercedes-Benz Cars at the LA Auto Show 2017: Tobias Moers, Head of Management at Mercedes-AMG GmbH, with the showcar Mercedes-AMG Project ONE.
Mercedes-Benz auf der Los Angeles Auto Show 2017 Mercedes-Benz at the Los Angeles Auto Show 2017

Project One ka katër motorë elektrikë, të kombinuar me një motor të Formula 1 / 1,6 litra V6 e që gjeneron mbi 1000 kuajfuqi.

“Bisha” gjermane premton supershpejtësi. Nga 0 në 200 km/orë kjo veturë do të arrijë për gjashtë sekonda.

Top shpejtësia e saj është 350 kilometra për orë.

Project One do të jetë i limituar në 275 kopje me nga 2.275 milionë euro secili. /IndeksOnline/