16:31 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Amir Rrahmani bën mrekullinë, shpëton golin e pastër

Amir Rrahmani po kalon një formë të jashtëzakonshme me fanellën e Veronës.

Mbrojtësi i Kosovës ka bërë një veprim fantastik në ndeshjen kundër Lecces, shkruan Indeksonline.

Ai ka ndalur një gol të sigurt të Lapadulas, i cili pasi kishte kaluar portierin topin ia ndali Rrahmani.

Ylli nga Prishtina së fundmi ka nënshkruar me Napolin por që do të bashkohet me ta në fund të sezonit. /IndeksOnline/