19:55 / E Diele, 02 Gusht 2020 / C E

Amir Rrahmani stratues për herë të fundit me fanellën e Veronës

Verona është mysafir i Genoas në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit të Serie A.

Amir Rrahmani do të jetë startues në këtë sfidë, që është e fundit e tij me fanellën e Veronës.

Ylli i Kosovës do t’i bashkohet Napolit që gjatë dimrit bleu kartonin e tij.

Rrahmani ka qenë lider i padiskutueshëm i mbrojtjes të Hellas Veronës.

Vetëm katër skuadra në Serie A kanë pësuar më pak gola sesa Verona këtë sezon që do të përfundoj në vendin e tetë ose të nëntë. /IndeksOnline/