15:56 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ana Brnabiq paralajmëron takimin me Angela Merkel ku do të flasë për Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga ‘Sueddeutsche Zeitung’ në Gjermani.

Kjo darkë do të kryesohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Brnabiq ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të biseduar me të.

Madje Brnabiq ka thënë se me Merkel do të bisedojë për Kosovën.

“Do të falënderojë Merkelin për gjithë mbështetjen që Gjermania i jep Serbisë, por do të bisedojë edhe për çështjen e Kosovës. Unë jam duke shkuar atje, para se gjithash të falënderojë për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë për integrimin drejt Evropës dhe për të gjithë besimin e kompanive gjermane që kanë drejt Serbisë, për shkak se ata janë një promotor i rëndësishëm i Serbisë”, ka thënë Brnabiq, transmeton Indeksonline.

Brnabiq është pyetur edhe për tërheqjen e kancelares gjermane në vitin 2021, duke thënë se Merkel ishte pikërisht personi që merrej me Ballkanin Perëndimor, ka incizuar procesin e Berlinit dhe lidhjet rajonale.

“Kjo do të thotë shumë. Shpesh, Gjermania ka shuar disa zjarre që ne ishim në gjendje për t’i vënë”, ka shtuar ajo./Indeksonline/