09:27 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Berisha: Brnabiq le t’i harrojë kushtëzimet

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në vend, Anton Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Berisha ka thëne se kryeministrja serbe duhet t’i harrojë kushtëzimet. Sipas tij, qëndrimi i Brnabiq se heqja e taksës është kusht që dialogu mund të vazhdojë në gjuhën më të butë është vazhdim i mendjemadhësisë së Serbisë.

Tutje zv/ministri Berisha tha se historia ka treguar se asnjë dialogu me Serbinë nuk ka pasur sukses dhe nuk ka sjellur asnjë rezultat ngase ajo vazhdon t’i trajtojë shqiptarët si komb inferior.

Postimi i plotë:

Kryeministrja Brnabic le t’i harroj kushtezimet

Qendrimi i kryeministres serbe, Ana Brnabic, se heqja e takses eshte kusht qe dialogu mund te vazhdoje, ne gjuhen me te bute eshte vazhdim i mendjemadhesise se Serbise. Ne fakt, eshte edhe inercion i ngjarjeve te viteve te fundit, ne te cilat, Kosova u be ure per Serbine duke i ndihmuar avansimin e saj ne negociatat me BE-ne, ndersa vet ne, merrmim disa nenshkrime te kota pa asnje efekt praktik as ne raport me BE-ne e as me implementimin nga Serbia, perkundrazi me agresivitetin e shtuar serb ndaj shtetit te Kosoves.

Historia e moçme dhe e reja, ka treguar se asnje dialog me Serbin nuk ka pasur sukses dhe nuk ka sjellur asnje rezultat ngase ajo vazhdon t’i trajtoj shqiptaret si komb inferior.

Ne, nuk mund te presim pafundesisht transformimin e shoqerise serbe ne shoqeri europiane qe bazohet ne vlerat universale njerezore.

Ajo çfare duhet te bejme eshte vazhdimi i dialogut me SHBA-ne, Gjermanine, Italine, Britanine e Madhe, Francen e shume shtete te tjera demokratike si dhe me shtetet fqinje Malin e Zi, Shqiperine, Maqedonine, Kroacine, ne menyre qe ne raporte bilaterale te perfitojme nga miqesia me keto shtete si ne aspektin politik, ekonomik, ushtarak, kulturor e ne te gjitha aspektet jetesore.

Serbia, mund te vazhdoj me sjelljet e saj qe eshte qendra e botes apo e rajonit, qofte si rezultat i mentalitetit apo i rolit te dhene nga Rusia, por me Kosoven tash e tutje, duhet te harroj kushtet e saj.

Ajo mund te dialogoj vetem ne rrethana te barabarta, te respektit te ndersjelle dhe ta kete te qarte, nje dialog vetem e vetem ndermjet dy shteteve fqinje.