09:23 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

Ana e Përputhen: Noizy ka pamje malokshe, do doja një lidhje

Ana Gjini, ish-konkurrentja e “Përputhen”, ishte e ftuar në “Glamour zone”, ku ka zbuluar detaje të ndryshme të jetës së saj private, duke nisur nga jeta familjare e deri tek lidhja me Brunon.

Gjatë intervistës ajo ka përmendur dhe emrin e reperit Noizy, duke u shprehur se është i vetmi nga djemtë e showbizit që i pëlqen.

Ester Bylyku: Nëse nuk do të ishe e dashura e Brunos, me cilin nga djemtë e show bizit shqiptar do të doje të kishe një lidhje?

Ana Gjini: Me Noizyn. Më pëlqen sepse është verior, dhe e tillë jam dhe unë. Ka pamje malokshe (qesh).