16:33 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / A. M.

Analisti kosovar nga Amerika e ka seriozisht, do t’i ndaj nga 250€ gazetareve që raportuan në Veri

Analisti kosovar nga Amerika, Bleron Baraliu ka dhënë një premtim dje në “Kanal10” për ndarjen e 250 eurove  për gazetaret që raportuan në Veri.

Ai këtë e ka bërë të ditur edhe sot përmes një postimi në Facebook.

Njoftim rreth 𝟐𝟎 𝐁𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐯𝐚𝐣𝐳𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝟐𝟓𝟎𝐄𝐮𝐫 𝐩𝐞𝐫 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 te cilat kane raportuar nga veriu

May be an image of 9 people

𝐓𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 – sa here ‘kerset’ ne Kosove me ngre dukshem mbrapa me aktivitetin primar (91Life.ai) prandaj po mundohem ti thjeshtoj dy gjera te rendesishme,  pa i lene pezull:

🎥 𝟏. Mbreme kam shpreh gadishmerine qe seciles 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐪𝐞 𝐤𝐚 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝟐𝟔-𝟑𝟏 𝐌𝐚𝐣 t’ia ndaj 250Eur ne shenje respekti, kryesisht per ti mbuluar nevojat per pajise etj qe i mbrojne nga rreziku.  I lutem vet gazetareve, televizioneve ku ato punojne, apo shokeve/shoqeve te tyre qe te ma dergojne nje email ne baraliu@gmail.com.  Ju lus t’me dergojne nga nje klip te shkurter (nga raportimi ne veri) dhe emrin, qe te beje nje kolazh per arkiva – dhe ndoshta, me lejen e seciles media, dikur edhe mund te bejme ndonje dokumentar… 

– 𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦 𝐦𝐢 𝐝𝐞𝐫𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞𝐬𝐞𝐫 (𝟐.𝟔) 𝐧𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐞𝐦𝐣𝐞  – pastaj do ta beje nje liste me te gjithe emrat, dhe e caktojme menyren e terheqjes, ose do te punoj me AGK qe ta bejme sa me te lehte procesin.

📖 𝟐.- Gjate nje takimi ne tëitter parashtorva nje sfide motivuese ndaj nje personi qe te kendonte ne space si kusht per te krijuar nje fond prej 20 bursash prej vajzave. Pasi ai nuk pranoi, Yllten H. Hasani me pyeti nese ai mund t’a zevendesonte, dhe nuk kisha si ta kundershtoja.  Yllteni na kenaqi ate nate me dy kenge dhe zerin e tij te embel❤️

Si rezultat, kam shpreh gadishmerine te ofroj 𝟐𝟎 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝟏,𝟎𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞𝐫 𝐯𝐚𝐣𝐳𝐚 (10 muaj x 100 euro, filluar nga Shtator 2023) 𝐪𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐧𝐞 𝐔𝐏 (𝐧𝐝𝐨𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐳𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚), 𝟏𝟎 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐭𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐯𝐢𝐣𝐧𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐚.

Perzgjedhjen do ta bejme ne bashkepunim me institutin Musine Kokollari.  Ne bashkepunim me ta do te krijojme nje aplikacion me kushtet e nevojshme.  Lus Visar Ymeri dhe Belgzim Kamberi qe sa me shpejte ti njoftojne studentet mbi procesin.  Ne nderkohe shprehjen e interesit, bashke me CV, mund te mi dergojne serish mua ne baraliu@gmail.com deri me 15 Qershor, dhe une do t’ia percjell institutit MK per verifikim, vleresim, dhe zgjedhje.

Ju faleminderit!

p.s. Albanians, united, can never be defeated! ❤️🇦🇱