20:40 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Analisti serb pretendon se e di përse Vuçiq erdh në Kosovë pas vrasjes së Ivanoviqit

Drejtuesi i organizatës Instituti Politik në Serbi, Dragan Popoviq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron t’i mbajë vazhdimisht në frikë serbët e Kosovës, sepse siç thotë ai, vetëm kështu ai mund të mbetet në pushtet në Serbi.

“Kosova dhe serbët në Kosovë kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së një regjimi nacionalist dhe populist në Serbi”, ka thënë Dragan Popoviç për New York Times, një analist politik që drejton Institutin Politik, një institut të pavarur në Beograd.

Analisti ka thënë se Vuçiç nuk bënë përjashtim nga politikanët e mëparshëm serbë, shkruan Insajderi.

“Kjo ishte arsyeja pse ai [Vuçiq] shkoi atje menjëherë pas vdekjes së një politikani, të cilin më parë ai e kishte akuzuar si tradhtar”, tha Popoviç.

Vuçiq vizitoi Kosovën të shtunën. Ai vendosi kurore në trotuarin ku ishte qëlluar për vdekje me gjashtë plumba Oliver Ivanoviq.