19:38 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Analizë derbit, Sejdiu tregon përparsitë e Prishtinës dhe Dritës– ka një mesazh për dy ekipet

Nesër nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja derbi mes Prishtinës dhe Dritës. Skuadrat përveç rivalitetit në fushë, atë e kanë zhvendosur edhe në media me deklaratat thumbuese mes njëra-tjetërs.

Trajneri i njohur, Gani Sejdiu në një prononcim për Indeksonline tha se epilogu i kësaj ndeshje mund të përcaktoj objektivat e dy skuadrave.

“Ndeshje në një moment deciziv për te dy ekipet, sepse epilogu i saj munde të jetë përcaktues për objektivat e tyre.”

“Përparësia e Dritës është pozicioni në tabelë dhe diferenca e pikëve që ka, e që në këtë takim mund t’i shërbejë shumë sepse ka më shumë alternativa dhe ka me shume qetësi, kurse Prishtina nëse ka arritë të rikuperohet dhe të harrojë ngjarjen e Gjilanit ka të gjitha mundësitë të triumfoje”, tha Sejdiu fillimisht.

Tutje, ai shpreson që ndeshja të kaloj brenda suazave të realitetit sportiv.

“Gjithsesi një ndeshje derbi e dy ekipeve shumë cilësore e cila do të jete shumë e luftuar dhe deri në fund nuk do te dihet epilogu, por shpresoje që të kalojë brenda suazave te rivalitetit sportiv dhe të zhvillohet e përfundojë me nivel të duhur”, përfundoj Gani Sejdiu./Indeksonline/