14:55 / E Martë, 04 Dhjetor 2018

Analizë e stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës, flasin ekspertët

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, ku 17 ndeshjet e para dhuruan emocione, show dhe lojë të bukur.

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina është kampion vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, ani pse me një diferencë super të vogël nga ndjekësi më i afërt, Feronikeli.

Padyshim, kjo diferencë u vendosë në derbin në ”Rexhep Rexhepi”, ku Prishtina fitoi ndaj ish-kampionit, Niklit me rezultat minimal, 1-0.

Përveç dy skuadrave në fjalë, edhe Llapi i Bekim Shotanit mund të konsiderohet pretendent serioz për titullin e Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Klubi nga Podujeva renditet në vendin e tretë pas 17 javësh, me vetëm 5 pikë diferencë nga vendi i parë në renditjen tabelare.

Image may contain: 6 people, outdoor

Të tjerat skuadra nuk mund të konsiderohen pretendentë, madje edhe kampioni në fuqi, Drita, e cila ka pësuar rënie të madhe këtë sezon.

Ndërsa, skuadrat më të dobëta në stinorin vjeshtor padyshim janë KEK-u i Obiliqit dhe Ferizaj i Afrim Tovërlaniit.

Rezultatet e tyre të dobëta pas 17 xhirosh në Superligë, bëjnë që ata të renditen në vendin e fundit, respektivisht të parafundit.

Në formë jo të mirë këtë sezon janë edhe skuadrat si Liria e Prizrenit dhe Ballkanit, të cilat gjenden në zonën e barazhit me 19 pikë, respektivisht 21 pikë.

Kur jemi te Liria, vlen të përmendet edhe ardhja e trajnerit italian, Annese, i cili gradualisht pritet t’i kthejë prizrenasit në vendin e duhur dhe t’i ikë kësaj pozite të papërshtatshme.

Image may contain: one or more people, people playing sport, basketball court and outdoor

Për ta diskutuar ecurinë e kampionatit kosovar pas 17 javësh, IndeksOnline ka kontaktuar me disa prej njohësve më të mirë të futbollit vendor.

Tutje, ata i kanë diskutuar skuadrat favorite për titull, skuadrat e rrezikuara nga rënia prej Superligës e shumëçka tjetër.

Muhamet Dragusha, ish-futbollist dhe aktualisht analist, ka thënë se organizimi i brendshëm i klubeve ka ndikuar për të mirë në Superligë.

”Mendoj se Superliga e Kosovës ka bërë shumë ndryshime në organizimin e brendshëm dhe kjo po reflekton edhe jashtë kamerave dhe para tyre, si dhe në fushën e lojës”.

”Infrastruktura tashmë është më e mirë dhe kemi lojtarë cilësor. Ana financiare e klubeve është mjaft e mirë, ku pothuajse se asnjë klub nuk ka problem në këtë aspekt”.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

”Tashmë kemi trajnerë të huaj që është gjë pozitive për klubet tona”, tha Dragusha për IndeksOnline.

Tutje, Dragusha ka përmendur ecurinë e disa klubeve veç e veç deri më tani këtë sezon.

”Mendoj se nga Drita është pritur më së shumti në këtë fillim kampionati, por, keq menaxhimi i klubit solli probleme të mëdha dhe pastaj me ndryshimin e trajnerit u duk se po rregullohen gjërat, megjithatë, ende nuk jemi duke e parë Dritën e sezonit të kaluar”.

”Prishtina – e ka filluar mbarë me disa përforcime që po dalin të jenë të qëlluar, dmth, menaxhim i mirë dhe komponim më i mirë i lojtarëve. Mendoj se kanë filluar ta kuptojnë filozofinë e lojës së Mirel Josës”, vazhdoi ai.

”Feronikeli ka kualitet dhe cilësi mbrenda kontigjentit të tyre, dhe mendoj se stabiliteti financiar është konsistent dhe ata janë me plotë meritë në garë për titull. Feronikeli do të mbetet edhe më tutje pretendent për titull”.

”Kurse, Llapi duhet të përgëzohet pasi arritën ta mbajnë skuadrën në të njejtën nivel. Me punën e madhe të Tahir Batatinës dhe ardhjen e Bekim Shotanit, duket se gjërat për ta janë kthyer në rrugë të mbarë. Mendoj se tri skuadrat e lartëcekura do të luftojnë për titull”.

”Sa i përket klubeve të fundit në tabelë, KEK-u me lojtarë të rinj po e promovojnë veten dhe mendoj se vitin tjetër me këta lojtarë, kryesi të re dhe pak përforcime do të jenë pretendent për t’u kthyer në Superligë, kurse misioni i Ferizajt do të jetë mbijetesa pasi është bërë punë e mirë në skuadër”.

”Për fund, Ballkani bëri bujë me lojtarë cilësor, por s’e arritën objektivin. Kanë kualitet në skuadër dhe sigurisht sezonin e kaluar do ta gjejnë suksesin. Kurse, Liria u mundua ta bënte më të mirën, por pas atyre largimeve ishte i vështirë suksesi. Ardhja e trajnerit do të japë frymë të re dhe ai do të njoftohet edhe më shumë me Superligën në vazhdim”, përfundoi Dragusha.

Ecurinë e elitës së futbollit të Kosovës e ka komentuar edhe ish-trajneri historik i Dritës, Bekim Isufi, me të cilin gjilanasit u shpallën kampion sezonin e kaluar në Kosovë.

”Një kampionat mjaft i vështirë, një kampionat ku skuadrat tregojnë ambiciet e tyre. Në bazë të paraqitjeve dhe grupit të lojtarëve, Prishtina është shpallur kampion vjeshtor duke mos e harruar edhe Feronikelin”.

Image result for bekim isufi

”Por, ka pasur edhe skuadra tjera që kanë mundur të paraqiten edhe më mirë si Drita, ku trajner kam qenë edhe unë. Nuk i kanë ato pritshmërinë që është dashur të jenë”.

”Liria është zhgënjimi tjetër pasi në sezonin e kaluar ka qenë skuadër mjaft e fortë. Të tjerat, nuk e shoh që mund të kenë vazhdimësi të kampionatit”.

”Mendoj se deri në fund të kampionatit, pretendent për titull do të jenë Prishtina dhe Feronikelit, ndërsa do të ketë shumë skuadra që do të luftojnë për mbijetesë apo për t’i ikur barazhit”, tha Isufi për IndeksOnline.

Dhe në fund, ish-futbollisti kosovar, Faruk Statovci e ka diskutuar këtë çështje, duke thënë se ka pasur befasi pas 17 ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

”Një kampionat intereesant, si gjithmojnë befasitë e bëjnë të tillë. Ka pasur ndeshje që ka pasur befasi. Në bazë të asaj që është zhvilluar, 89-shi dhe Drita kanë pasur paraqitje jo të mira”.

Image may contain: one or more people, people playing sport, stadium and outdoor

”Ato nuk i kanë realizuar pritshmëritë e tyre në bazë të cilësisë që kanë”.

”Kurse, Prishtina dhe Feronikeli me meritë janë në pozitat e para të ndjekur nga Llapi. Dhe mendoj se këto tri skuadra do ta kenë rolin kryesor”.

”89-shi dhe Drita do ta kenë objektiv Kupën pasi janë larg nga lufta për titull. Përndryshe, deri në fund do të luftohet për titull ashtu si për mbijetesë. Sa i përket cilësisë së lojës, nuk ka ndonjë ndryshim me vitet tjera”, tha Statovci për IndeksOnline.