23:57 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Shfaqet” Bekim Isufi, akuzon Dritën për ardhjen e futbollistëve të rinjë

Ish-trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka qenë së fundmi i ftuar në një emision televiziv ku ka folur për ish-skuadrën e tij.

Ai ka akuzuar drejtuesit e klubit gjilanas për pëforcimet e reja, duke thënë se nuk ishin të pëlqyerit e tij.

Gjithashtu, Isufi ka shpjeguar edhe mënyrën se si kanë ardhur këto transferime, transmeton IndeksOnline.

“Është problemi i drejtuesve të klubit dhe menaxhmentit se si kanë arritur t’i sjellin këta futbollistë”.

Image result for bekim isufi indeksonline

”Unë nuk kam të bëjë aspak me lojtarët e ardhur te Drita. Kam dëgjuar me emra për disa prej tyre, por nuk kanë qenë në preferencat e mija”.

”Ndoshta koha kur kanë ardhur këta lojtarë te Drita tregu ishte shumë i varfër, ndoshta edhe për këtë arsye kanë ardhur”, u shpreh Isufi./IndeksOnline/