13:39 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Analizë – Paralelizmi i pabesueshëm mes Sergio dhe Oriol Busquets

Oriol Busquets është një nga talentët e radhës që ka nxjerrur Barcelona nga “miniera” e tyre – La Masia.

Mesfushori i ri ka debutuar me ekipin e parë në ndeshjen e Copa del Rey kundër Real Murcia (5-0) dhe ka treguar se mund të jetë një pasues i denjë i Sergio Busquets.

Një nga preokupimet kryesore në Barcelonë dhe kombëtaren e Spanjës është se nuk kanë zëvendësim të Sergio Busquets. Busquets ka pushuar shumë pak që kur Guardiola e zbuloi atë në vitin 2007/08.

Punët e teknikëve të ‘La Masias’ kanë pasur rezultate me Oriol, i cili ngjason shumë me Sergion. Arsyet për këtë nuk kanë të bëjnë me mbiemrin e dy lojtarëve, sepse ata nuk janë familje.

Ai dinë si të angazhohet, si të provokojë ose në cfarë momenti duhet të filloj presionin ndaj rivalit. Qëkur erdhi në Barcelonë nga futbolli i ‘Sant Feliu de Guixols’ për të hyrë në skuadrën B të Barcelonës, Oriol Busquets ka evoluar duke luajtur në të gjitha linjat e mesfushës për t’u konsoliduar si mesfushor.

Vendosja, vizioni i lojës, cilësa dhe teknika… këto janë disa nga virtytet e tij prej 18 vjetësh. Të njëjtat gjëra që Sergio Busquetsin e bënin një mesfushor ideal për stilin e lojës së Barcelonës.

Në fakt Oriol ka diçka edhe më shumë se Sergio për vitet që ka. 18-vjeçari është i fuqishëm, i gjatë dhe dinamik. Gjithnjë në lëvizje duke monitoruar topin kur nuk është në këmbët e tij, duke e korigjuar pozicionin e tij sipas mënyrë së tërheqjes së linjave të ekipit.

Duke pasur parasysh kaq shumë paralele mes dy lojtarëve me mbiemrin Busquets,  mund të duket si një anekdotë, pasi që të dy kanë origjinë dhe janë të lidhur me Barcelonën . Nëse Sergio Busquets është djali i Carlos Busquets të njohur, Oriol është djali i Jordi Busquets, gjithashtu një portier.

Idoli i Oriol Busquets është Leo Messi, por gjatë viteve ai ka pasur si referencë edhe lojtarë si Deco, Xavi Hernandez, Iniesta, Yaya Toure dhe Sergio Busquets. /IndeksOnline/