19:22 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Ancelotti e dëshiron Tielemans tek Real Madrid

Skuadra e Real Madrid është e interesuar për mesfushorin e Leicester, Youri Tielemans, transmeton Indeksonline.

Trajneri Carlo Ancelotti i ka thënë presidentit Perez se dëshiron ta ketë belgun në skuadër.

Los Blancos kanë një numër të madh të mesfushorëve në skuadër, por sipas Goal, ardhja e ish-mesfushorit të Monacos do të thoshte se Casemiro mund të largohet, e për këtë të fundit PSG është e interesuar.  /Indeksonline/