09:24 / E Enjte, 16 Mars 2023 / LB

Ancelotti flet për synimet e Realit pas kualifikimit në çerekfinale

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” e mposhtën Liverpoolin me rezultat 1:0 në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales, ndërsa e kishin fituar lojën e parë në “Anfield Road” me rezultat 5:2.

“E kontrolluam mirë lojën, nuk duhet të mendojmë vetëm të mbrohemi. Eksperienca na ka ndihmuar ta menaxhonim mirë lojën. Këta djelmosha nuk janë kurrë në presion, kurrë në vështirësi. Çdo top e luajnë me një qartësi të jashtëzakonshme”, u shpreh trajneri italian pas lojës për “Sky”.

Pep Guardiola ka thënë se Reali është favorit për ta fituar Championsin edhe këtë vit.

“Kjo nuk ka shumë rëndësi. City fitoi me 7 gola. Do të na duhet mund dhe vuajtje në çerekfinale dhe nëse shkojmë në gjysmëfinale, do të jetë përsëri gjysmëfinale me vuajtje”, vazhdoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit.