14:30 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / L K

Ancelotti i ofron një pozitë tjetër Modriqit te Real Madridi

Luka Modric po kalon edicionin e fundit si futbollist te Real Madridi. Janë dy opsione për të ardhmen e tij. E para është mundësia që kroati të vazhdoi karrierën në SHBA apo Arabi.

Por Carlo Ancelotti e dëshiron Modriqin përsëri te Reali, por në një pozitë tjetër.

Trajneri italian i ka ofruar mesfushorit mundësinë për të qenë asistent i tij te Real Madridi.

Vendimin për të ardhmen Modriq do ta marrë në fund të sezonit./Indeksonline/