Ancelotti kritikon Modricin pas ndeshjes: S’dua ta fajësoj për humbjen, por ishte i dobët
Real Madrid humbi nga Atletico 3:1 në derbin e xhiros së gjashtë të La Ligës.
Kështu Reali prishi një start perfekt në kampionat dhe humbi vendin e parë. Luka Modric ishte titullar vetëm për herë të dytë këtë sezon në La Liga dhe, sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ai ishte një nga lojtarët më të dobët në derbin e Madridit. Carlo Ancelotti e zëvendësoi atë pas pjesës së parë, menjëherë pasi Modric mori një karton të verdhë.
Në konferencën për shtyp pas humbjes, Modric ishte tema kryesore.
Gazetarët u habitën që veterani kroat luajti që në fillim. Ancelotti e shpjegoi në këtë mënyrë: “Fillova me Modricin sepse doja ta kisha topin sa më shumë që të ishte e mundur dhe gjithashtu doja të pushoja Tchouameni, i cili ka luajtur shumë kohët e fundit”.
“Modric luajti dobët – prandaj e zëvendësova atë. Ata shënuan dy gola të hershëm kundër nesh, u mbrojtën më mirë. Nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt – por Modric luajti keq. Kjo është arsyeja pse unë futa sulmuesin Joselu në vend të Modric në pjesën e parë, në mënyrë që ne të ishim më të rrezikshëm përpara”, përfundoi Modric.