14:12 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ancelotti: Manchester City është favorit, Kane sulmuesi më i mirë në Botë!

Carlo Ancelotti foli qartë në “Corriere dello Sport” për ndeshjen e dyfishtë që do të përballë Real Madridin dhe PSG në 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Ata kanë reaguar mirë kundër Valencias, unë nuk mendoj se janë në krizë. E vetmja garë që Real Madridi mund të fitojë tani, kjo është Liga e Kampionëve, kështu që do të përqëndrohet totalisht në të”, – tha trajneri i njohur italian.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe PSG-së tha se skuadra e Manchester Cityt për momentin është favorite.

“Tani për tani, Manchester City është favorit për Champions-in, është më mirë se Manchester United në pikëpamjen teknike, por futbollit kurrë nuk i dihet”.

Carlo gjithashtu foli edhe për sulmuesin më të mirë të sezonit, që për të nuk është as Messi e as Lewandowski, por Harry Kane./IndeksOnline/

Temat: