23:41 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ancelotti mbështet Balotellin

Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti beson se Mario Balotelli kishte të drejtë në reagimin e tij ndaj tifozëve të Hellas Veronas.

Sulmuesi italian ishte subjekt i thirrjeve raciste dhe ai reagoi duke marrë topin dhe duke e goditur me forcë drejtë tifozëve kundërshtar.

“Balotelli bëri gjënë e duhur, ai pati reagimin e duhur.”

“Tashmë kanë qenë disa episode kur ndeshja është ndalur, kështu që ne jemi në rrugën e duhur”, përfundoi trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti.