11:04 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / A. M.

Ancelotti, nuk ka dyshime se kush është fituesi i ‘Topi i Artë’

Trajneri i klubit të Real Madrid, Carlo Ancelotti, pas fitores se mbrëmshme ka folur edhe për sulmuesin e ekipit të tij.

Sipas tij Karim Benzema, do ta fitoj trofeun ‘Topi i Artë’, dhe se askush nuk ka dyshime për këtë, transmeton IndeksOnline

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider ekipi. Nëse jemi këtu është falë Benzemasë. Ai e përfundoi mirë sezonin dhe tani duhet të shkojë të fitojë ‘Topin e Artë’. Askush nuk ka dyshime, por në futboll çdo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Ancelotti. /IndeksOnline/