Trajneri i Egjiptit shfaqet me flamurin e Palestinës pas fitores me Australinë
Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan ka befasuar me festën pas kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Egjipti arriti të siguronte biletën tutje, me fitoren ndaj Australisë pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Ajo çfarë morri vemendjen ishte momenti kur Hassan u shfaq duke festuar me flamurin e Palestinës, madje ai deklaroi se kjo fitore shkon edhe për popullin palestinez.
“Ia dedikoj këtë fitore popullit egjiptian dhe popullit palestinez, të mirës dhe bujarit. Shikoni sa i lumtur është populli palestinez për ne, pavarësisht vuajtjeve të tij. Zoti u dhëntë fitore dhe i mëshiroftë dëshmorët e tij.”, ishte deklarata e Hossam Hassan./IndeksOnline/
Egyptian head coach Hossam Hassan brought a Palestine flag onto the pitch after Egypt’s historic victory over Australia pic.twitter.com/eaO37UUp8V
— Leyla Hamed (@leylahamed) July 3, 2026

