08:37 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Ancelotti shkarkohet këtë javë, trajneri i Shqipërisë objektivi kryesor i Napolit

Napoli nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe lojtarët shpesh po refuzojnë të luajnë.

Presidenti, Aurelio de Laurentiis, ka dënuar lojtarët, por tani duket se ka ardhur koha të merret edhe me trajnerin.

Sipas “Gazetta dello Sport”, tekniku italian mund të shkarkohet pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve për të marrë situatën nën kontroll.

Dhe De Laurentis i ka dy emra në mendje për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Edy Reja dhe Genaro Gatusso mund ta marrin drejtimin e Napolit, por ëndërrohet edhe Gasperini.

Aspekti ekonomik mund të jetë problem për Napolin, duke e pasur parasysh pagën shumë të lartë që merr Ancelotti dhe shkarkimi do të hapte telashe edhe më shumë. /IndeksOnline/