16:51 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ancelotti tregon nëse Bellingham do të luaj në “El Clasico”

Nesër zhvillohet derbi më i madh spanjoll, ”El Clasico”.

Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridid, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 11-të të La Ligas, dhe zhvillohet në “Estadio Olímpico”, më fillim nga ora 16:15, shkruan IndeksOnline.

Tifozët e Real Madridit janë në ankth, pasi Jude Bellingham pësoi një lëndim në ndeshjen e Champions League ndaj Bragës, dhe ishte në dyshim për “El Clasico’.

Krejt këto dilema i ka larguar trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili në konferecë për media tha se anglezi do të luaj ndaj Barcelonës.

“Bellingham do të luajë të shtunën sepse është mirë dhe është rikuperuar. Këtë të premte ai stërvitet pasi u rikuperua mirë, ata ia hoqën mbingarkesën që kishte dhe ai do të jetë mirë.

Nuk ka nevojë për shpjegime. Profesionistët i shikojnë të gjitha ndeshjet dhe e dinë shumë mirë se çfarë është një klasik. Është parë në të gjithë botën dhe është një nga lojërat më të rëndësishme.”, deklaroi Ancelotti./IndeksOnline/