14:59 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Ancelotti: Vinicius nuk luan, Hazard qëndron këtu

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Sevillas:

“Duam ta mbyllim mirë sezonin, do të kemi një ndeshje të vështirë pa Benzemanë, Vinicius Junior dhe Asension”.

Çfarë mendoni për mundësinë që La Liga të humbasë VAR-in?

Teknologjia është e rëndësishme, me VAR-in shumë gjëra janë përmirësuar dhe rritja e teknologjisë do të ishte pozitive…

Çfarë nuk shkon me Vinicius?

Ai nuk udhëton me ne, sepse nuk mund të luajë. Gjuri i tij vazhdon ta shqetësojë dhe ai nuk mund të luajë, pikë.

Nacho duket i pasigurt për të qëndruar…

E ardhmja është në duart e tij, ne tashmë e dimë se si dhe sa mund të kontribuojë, ai ka dhënë dhe ende mund të japë shumë. Klubi po diskuton për rinovimin e kontratës së tij, ai po mendon për zgjidhjen më të mirë. Sezoni do të përfundojë në një javë dhe gjithçka do të bëhet më e qartë”.

A do të merrni një sulmues të stilit Joselu?

Ne po punojmë për të përmirësuar skuadrën, por diskutimi për emra të përveçëm nuk më duket i drejtë. Më pëlqen Joselu, si sulmuesit e tjerë: Aspas, Morata… Dhe po flas vetëm për spanjollët.

A do të luajë Hazard? A do të largohet në verë?

Ju më befasoni, nuk keni durim të prisni. Unë kurrë nuk e kam dhënë formacionin një ditë para ndeshjes. Hazard ka një kontratë, kjo nënkupton që do të qëndrojë. Nëse ai nuk është i lumtur, le t’i kërkojë klubit transferimin.