15:48 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ancelotti zyrtarizon blerjen e parë

Fran Garcia është blerja e parë e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Transferimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri, Carlo Ancelotti, në konferencën për media para ndeshjes me Athletico Bilbaon, shkruan IndeksOnline.

“Po, është e vërtetë, Fran García do të jetë nënshkrimi ynë i pare.”, ka deklaruar Ancelotti.

Garcia do të transferohet “Los Blancos” nga skuadra e Rayo Vallecanos, ku në sezonin e fundit laujti 37 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe bëri tre asistime.

Tekniku italian foli edhe për rikthimin nga huazimi të Brahim Diaz nga skuadra e Milanit.

“Brahim Díaz? Nuk mund të them asgjë për të tani, nuk mund të komentoj… ”, ishin fjalët e Ancelottit./IndeksOnline/