13:45 / E Martë, 16 Gusht 2022 / A. M.

Andersen kërcenohet nga fansat e Liverpool

Mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen, ka marrë mesazhe shqetësuese , duke e kërcënuar me vdekje dhe qindra mesazhe abuzive në mediat sociale.

Kjo pasi që u godit me kokë nga sulmuesi i Liverpool, Darwin Nunez, në ndeshjen që po luanin të hënën mbrëma.

Sot në mëngjes, Andersen publikoj në storyt e tij në Instagram se si ai kishte marrë dhjetëra mesazhe abuzive që nga incidenti, duke shpërndarë disa prej tyre, transmeton IndeksOnline.

Këtu përfshiheshin kërcënimet për të vrarë 26-vjeçarin dhe familjen e tij .“Kam marrë ndoshta 400 nga këto mesazhe mbrëmë,” shpjegoi ai. “Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni të veproni si të fortë në internet.” shkruajti ai.