22:04 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

“Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po ju gënjejnë”- Shqipja hedh “bombën” e radhës

Ish- konkurentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes, me deklaratat e saj.
Pak çaste më parë, në një video live në Instagram, Shqipja deklaroi se Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po i gënjejnë të gjithë duke luajtur lojën që mes tyre ska asgjë.
“Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po ju gënjejnë dhe ju që jeni jashtë”.

Më tej, Shqipjaj u ndal te çështja e kontratës së “Përputhen”, e cila u përmend në një reagim zyrtar nga Andi pas publikimit të fotografive të Teas dhe Beartit. “Programi nuk të detyron të bësh asnjëlloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë”. Kontrata ka qenë justifikimi I radhës që Andi të dalë sa më mirë nga e gjithë kjo histori.” – është shprehur ajo