18:21 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / MSH

Andi i tregon Stresit detaje nga biseda e tij me Vedatin: I thash ‘ke mungesë informacioni për Kejsin’

Banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Andi, kanë pasur një bisedë rreth mesazhit të Kejsit për rep artistin dhe mendimet e Vedatit karshi kësaj historie dashurie.

Andi i ka treguar Stresit, bisedën që ai kishte me Vedatin, brenda të cilës ai e kishte këshilluar komedianin që të kishte kujdes dhe të mos paragjykonte lidhjen e rep artistit me Kejsin.

“I kam thënë ‘ke mungesë informacioni të historisë, ke të drejtë të mendosh sepse është një kohë shumë e shkurtër dhe nuk e keni pasur mundësinë ta njihni njëri-tjetrin”, ka thënë Andi pos tjerash.

Për më shumë detaje rreth kësaj bisede interesante, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.