18:37 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. A

Andin Lokaj del pro: Për mua dhe për 4 miliardë tifozë kjo është përnime Superligë

Gazetari Andin Lokaj ka shprehur pëlqimin e tij për themelimin e Superligës së Evropës.

12 skuadrat më të njohura në Angli, Itali dhe Spanjë janë bashkuar dhe kanë dalë kundër UEFA-s e FIFA-s, për të formuar një ligë të përbashkët.

Lokaj ka thënë se kjo ligë e ka një të mirë sepse tifozët do të shohin shumë shpesh ndeshje derbi, për shembull Real Madrid – Barcelona do të zhvillohet 3 apo 4 herë.

“Unë personalisht qysh po e shoh, këtu kthim mbrapa nuk ka. Kjo Superligë do të startojë në shtator, siç tha edhe sekretari Anas Laghari. Në aspektin profesional, po më dhimen klubet e vogla, por si shikues, si 4 miliardë njerëz, kjo përnime është Superligë. Do të kemi së paku 6 derbi. 3-4 herë El Classico. Ajo që është më e rëndësishmja, po synohet që të zgjerohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një gjë shumë e mirë për futbollin” deklaroi Lokaj në RTK.

/Indeksonline/