13:06 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Andres Iniesta bashkë me Besart Berishën?

E ardhmja e Andres Iniestas vazhdon të jetë e paqartë. Legjendari i Barcelonës raportohet se nuk do të shkoj në Kinë, kjo pasi që gruaja e tij nuk e pëlqen jetën atje.

Australia thuhet se është destinacioni i preferuar i familjes së Iniestas. Janë tri skuadra që janë të gatshme t’i japin ofertë të majme yllit spanjoll.

Sydney, Melbourne City dhe Melbourne Victory janë të gatshme të transferojnë mesfushorin e famshëm.

Victory u shpall kampion tre ditë më parë dhe ka bazë financiare më të fuqishme.

Në rast se do të arrinte të nënshkruante me Iniestan, atëherë Besart Berisha do të kishte nderin të kishte bashkëlojtar një lojtar të madh si ai./Indeksonline/