19:27 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Aneks-deklarata e Samitit, kërkon garantimin e funksionimit të Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë paraqitur një deklaratë të përbashkët në Samitin e Sofjes, në të cilën përmes shtatëmbëdhjetë pikave kanë shfaqur përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen e përbashkët.
Sipas mediave serbe,  përveç 17 pikave të paraqitura ishte edhe një aneks i kësaj deklarate në të cilën ceken dy pika për Kosovën.

E para flet për përforcimin e lidhjes infrastrukturore mes Kosovës dhe Serbisë përmes një pakete të re të projekteve që kanë të bëjnë me një grant të konsiderueshëm të BE-së, përmes kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë mbështetjen për “korridorin blu” dhe “rrugën e paqes” Nish – Prishtinë.

Ndërkaq në fund të këtij aneksi thuhet se duhet mbështetur luftën kundër mos-ndëshkimit, duke mbështetur Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare dhe Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë* (* shenja në fjalë paraqet fusnotën më të cilën Kosova është paraqitur në këtë samit)

Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës – thuhet në Aneks. /Indeksonline/