19:43 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. S

Anëtarësimi i Maqedonisë V. në BE: Pothuajse nuk ka shpresë për bisedime këtë vit për shkak të vetos bullgare

Shumë diplomatë të huaj nga vendet anëtare të BE-së për MIA-n konfirmuar se Maqedonia e Veriut pothuaj se sigurt do të bllokohet nga ana e Bullgarisë në këshillin e ardhshëm të ministrave të Unionit, në të cilin duhej që përfundimisht të miratohej korniza negociuese, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel u takuan sot që t’i shqyrtojnë konkluzionet të cilat duhet të miratohen më 8 dhjetor nga ana e ministrave për Punë Evropiane.

Nga konkluzionet është mënjanuar opsioni për përfshirjen e datës për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Sofjes për Shkupin, datat do të përfshihen në vetë kornizat negociuese kur ato të miratohen, sqarojnë diplomacitë e vendeve anëtare të BE-së.

“Duke pasur parasysh situatën mund të them se nuk ka shumë shpresë për konferencë ndërqeveritare dhe fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut këtë vit për shkak të vetos së Bullgarisë”, tha për MIA-n një diplomat i një vendi perëndimor anëtar i BE-së.