75 Mall Live Search
16:01 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / Z S

“Nuk bie pre e askujt, kaq” – Blerim Isufaj nuk i komenton deklarat e Kurtit

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, për disa vite me radhë është kritikuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e së fundmi edhe nga U.D e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Kritikat kanë ardhur veçanërisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Isufaj nuk u dekretua si Kryeprokuror i Shtetit, derisa emri i tij u kundërshtua publikisht nga krerët e pushtetit.

“Nuk bën ky me u bo kryeprokuror, edhe ai vet e din që s’bën. Është shumë interesant pse po insiston, kush qëndron mbrapa atij personi që e shtyn të insistojë ose a është iracional sa që, pavarësisht se tre krerët shtetërorë publikisht janë deklaruar kundër tij, ai insiston të bëhet kryeprokuror”, kishte deklaruar Kurti.

Pas ndryshimeve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit u kthye në pikën zero, pa u përmbyllur procesi i mëparshëm.

Kjo ishte kërkuar direkt nga Albulena Haxhiu.

“Këshilli Prokurorial sa më parë duhet ta shpallë konkursin, por duhet të sigurohet që procesi të mos jetë i komprometuar, siç ka ndodhur në të kaluarën”, kishte deklaruar Haxhiu.

Isufaj, në një konferencë ku prezantoi disa nga arritjet e Prokurorisë Speciale, u pyet nga gazetarët për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për deklaratat e figurave politike lidhur me të.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër.

“Nuk i komentoj. Fillimisht më lejoni t’ju them se këto janë pyetje që duhet t’ia drejtoni Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mbi të gjitha, unë nuk i komentoj deklaratat politike të askujt. Nuk bie pre e askujt. Kaq”, tha Isufaj.