15:41 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Anëtari i klubit të njohur anglez ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Brentfordi ka njoftuar lajmin se drejtori teknik, Robert Rowan ka ndërruar jetë në moshën, 28-vjeçare të hënën.

Robert ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit që nga fillimi i muajit shkurt, teksa Brentfordit iu bashkua para katër vitesh.

Robert fillimisht u emërua si shef i operacioneve teknike në klub para se ta merrte rolin aktual.

Brentford's technical director Robert Rowan has died at the age of 28

”Të gjithë në klub kanë mbetur të trishtuar nga lajmi i sotëm”.

”Mendjet tona janë te familja e Robert dhe miqtë e tij, ku shumë prej tyre punojnë në Brentford”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/