16:49 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Arsenalit të frustruar me atë që Leno bëri pas një minuti lojë mbrëmë

Tifozët e Arsenalit kanë pyetur shpesh këtë sezon se pse Bernd Leno është duke luajtur shumë pak pas kalimit 20 milionësh nga Bayer Leverkuseni – dhe në mbrëmjen e djeshme ata e kanë marrë përgjigjjen.

Portieri gjerman ka startuar mbrëmë për herë të dytë për londinezët kundër Brentfordit në Carabao Cup në mbrëmjen e së mërkurës.

Mungesa e tij nga skuadra e parë është vënë në dyshim nga tifozët e Arsenalit, sidomos pas formës jo konsistente të Petr Cech në portë.

Por, vetëm pas një minuti të zhvilluar mbrëmë ndaj skuadrës së Championship, Leno ishte afër ta shënonte një auto-gol, transmeton IndeksOnline.

Stephan Lichtsteiner e ktheu topin te 26-vjeçari, dhe gati ishte të shkaktohej një skandal nga ardhja e re e Arsenalit.

Menjëherë pas kësaj, Leno ngriti dorën për të kërkuar për këtë lëshim të tij.

Një tifoz në Twitter shkroi: ”LENO????? Çfarë ishte kjo!”.

”Shikojeni Lenon.. Wow!”, shkroi një tjetër./IndeksOnline/