16:35 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Anëtari i Kryesisë së AAK i reagon ashpër Klinakut pas letrës për Haradinajn!

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Brahim Mehmetaj ka reaguar ndaj shkrimit të profesorit, Shukri Klinakut për Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.

Sipas tij, Klinaku ka evokuar dy kujtime dhe ka bërë një pyetje për Haradinajn, transmeton Indeksonline.

Mirëpo,  ai shton se si ish- anëtarë të LKÇK-së kanë shumë pyetje e pikëpyetje për Klinakun. “Ku mbeti LKÇK-ja me 30 degët e saj dhe kush është fajtori pse LKÇK e Bahri Fazliut e Agron Rrahmanit, nga shtyllat e idealit ka përfunduar së vepruari, kush përfitoj më shumë nga shkatërrimi i LKÇK-së dhe cili është kontributi juaj në shkatërrimin e saj”, tha ndër të tjerash Mehmetaj.

Reagimi i plotë i anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Brahim Mehmetaj:

Në vend të përgjigjes për Shukri Klinakun

Shukri Klinaku paska evokuar dy kujtime dhe paska bërë një pyetje për Kryeministrin Haradinaj.

Ndërkaq, ne, ish anëtarët e LKÇK-së, kemi shumë pyetje e pikëpyetje për z.Klinaku dhe ish udhëheqësit e LKÇK-së, kryesorja është: Ku mbeti LKÇK-ja me 30 degët e saj dhe kush është fajtori pse LKÇK e Bahri Fazliut e Agron Rrahmanit, nga shtyllat e idealit ka përfunduar së vepruari, kush përfitoj më shumë nga shkatërrimi i LKÇK-së dhe cili është kontributi juaj në shkatërrimin e saj.

Pa dashtë të analizoj takimin që përmend Sh.Klinaku, më bëri përshtypje një detaj: Ramushi paska qajtë në takim dhe paska derdhë dhjetëra lotë?!.

Njeriu, që nuk iu pa loti në sy as atëherë kur i ranë në fushëbetejë dy vëllezërit dhe  bashkëluftëtarë tjerë, as kur mori plagë në trupin e tij, por vazhdoj luftën pa ikur asnjëherë nga fushëbetejat, e as atëherë kur më së miri mbrojti luftën e drejtë të UÇK-së, paska derdhur lotë në zyrat e LKÇK-së?! Ketë “fakt” se beson askush, madje as anëtarët e LKÇK-së, sepse të gjithë e njohim Ramushin. /Indeksonline/